Rama paralajmëron: Do t’i zmbrapsim “barbarët” e pangopur
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë për të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarëve bektashinj dhe paralajmëron se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.
Postimin e tij, Rama e ka shoqëruar edhe me një video nga mali, duke shkruar në se ai është kthyer në sheshbetejë mes interesit kombëtar të mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe gjykatësve të korruptuar, që u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista.
Në vijim postimi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES ? dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë?.
KOHA JONË SONDAZH

