Rama paralajmëron zgjedhje të reja në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zgjedhje të reja në bashkinë e Himarës, ndërkohë që kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri ndodhet prapa hekurave.

”Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, thotë midis të tjerash ai.

Pra kryeministri la të kuptohej se do të firmoste zgjedhjet e parakohshme në Himarë, duke ia dërguar Presidentit të Republikës kërkesën dhe ku me pas KQZ organizon zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?