Rama: Pas 30 ditëve Kina heq vizat për shqiptarët
Një lajm të rëndësishëm ka dhënë kryeministri Edi Rama për të gjitha ata që janë të interesuar për të udhëtuar në Kinë.
Sipas kreut të qeverisë, pas 30 ditësh nuk do të ketë më nevojë për të pasur një vizë për të shkuar në Kinë nga Shqipëria.
Edhe pse vendi aziatik gjendet në një moment kritik dhe me masa të rrepta për udhëtarët për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, gjithsesi Pekini duket se i ka hapur derën shqiptarëve, që pas një muaji do të mund të udhëtojnë në vendin më të populluar të botës pa nevojën e vizës.
View this post on Instagram