Rama: PD e katandisur në trupë cirku që vjen vërdallë Shqipërisë
Nga Devolli, ku mbylli fushatën për këtë bashki, kryeministri Edi Rama tha se PD-ja është katandisur në një trupë cirku që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, ndërsa nuk la pa ironizuar kandidatët e saj për kryetar bashkie.
Kështu, Rama ironizoi kandidatin e djathtë të Devollit, Bledjon Nallbati, i cili ndër të tjera në CV e tij të publikuar kur jepte aftësitë e tij shkruante se di të përdorë edhe ‘Internet Explorer”, që është një browser.
“Ja të zëmë se u çmëndën devollinjë dhe do votojnë internet explorerin, me se me internet explorer do i ulë taksat?! Apo nga internet explorer do ua sjellë naftën si llallë në pikat e karburantit? Hajde PD hajde", tha Rama.