Rama: PD e katandisur në trupë cirku vjen vërdallë Shqipërisë
Nga Devolli ky mbylli fushatën për këtë bashki, kryeministri Edi Rama tha se PD është katandisur në një trupë cirku që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, ndërsa nuk la pa ironizuar kandidatët e saj për kryetar bashkie.
Rama ironizoi kandidatin e djathtë të Devollit Bledjon Nallbati i cili ndër të tjera në CV e tij të publikuar kur jepte aftësitë e tij shkruante se di të përdorë edhe ‘Internet Explorer”, që është një browser
Edi Rama: “Ja të zëmë se u çmëndën Devollinjë dhe do votojnë internet explorerin, me se me internet eksplorer do i ulë taksat?! Apo nga internet explorer do jua sjellë naftën si llallë në pikat e karburantit hajde PD hajde.
Hajde internet explorer. Fatkeqësi e madhe. Ju keni të drejtë të qeshni por ne të gjithë duhet të qajmë në kor për PD sepse një forcë e lindur si forca e madhe e shpresës, si pasuri kombëtare ku janë inspiruar aq shumë ëndrra është katandisur në një trup cirku që vjen vërdallë nëpër Shqipëri.
Ju siguroj se edhe Suden të kishte në krye do kishte më dinjitet në fushatë. Se Sudja thoshte më jep një të të jap dy, këta thonë më zgjidh një unë ti zgjidh të gjitha.”
Rama për kandidatët e PD-së të zgjedhjeve vendore
Ka caktuar “Borizan në Sarandë, jurist te “Kristali” në Vlorë, në Krujë kandidati kishte diplomë të shkollës së lartë s’kishte dëftesë të fillores.