Rama: PD ja fut kot! Testet nuk i caktoj unë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat që bën opozita në adresë të tij lidhur me numrin e ulët të testeve.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se numrin e testeve nuk e përcakton ai, por komiteti teknik kundër kornavirusit.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”,- shkruan kreu i qeverisë.

SHKARKO APP