Rama: PD një çetë në drejtim të paditur, votoni shërbëtorin tonë

 

PD  është një çetë në drejtim të paditur.Fushata e PD nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen që do të bëjnë njerëzit më 21 qershor fushata e tyre tregon një përrallë nga e kaluara që shqiptarët e lanë pas. Një përrallë ku flitet për dritat thuajse qyl për të gjithë. Fushata bëhet për famijet shqiptare kudo ku banojnë bëhet për të gjitha çështjet që janë të lidhura drejtpërdrejt me bashkinë” -tha Rama
 
Në fjalën e tij, Rama tha se, do të zbatojmë investime dhe projekte në këtë qytet për t’i dhënë zhvillimin e duhur. Duke shprehur falënderime për qytetarët e Beratit për mbështetjen që i kanë dhënë PS-së e LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013, Rama u shpreh se, me fitoren në zgjedhjet vendore do të nisim rrugën e re të zhvillimit, jo vetëm të Berat por në te gjithë vendin.

“Kjo është pamja më e jashtëzakonshme e kësaj fushate të jashtëzakonshme. Unë dua t’ju them me sinqeritetin më të thellë se ne përfaqësuesit e socialistëve dhe progresistëve kemi nderin të drejtojmë sot këto dy parti, dhe këtë forcë të vetme, dhe kemi një borxh për të shlyer me këtë qytet, me këtë bashki të re, me këtë popull të jashtëzakonshëm”- tha Rama ndërsa vijoi se, ka ardhur koha që ky partneritet strategjik të mbajë përgjegjësinë historike që kanë ndaj Beratit dhe ta shlyejë këtë borxh me punë në shërbimin e të gjithëve ju".

SHKARKO APP