Rama : PD nuk mund t’i fshehë të inkriminuarit nga rruga e Kombit deri tek Bulevardi Demokracia në Kamëz.
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke analizuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet zhvillimet më të fundit të aferës korruptive të rimbursimit të ilaçeve, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Kryetarit të LSI-së të Elbasanit, Pjerin Xhuvanit dhe njëherësh zhveshjen e tij nga të gjitha atributet të përfaqësimit të tij në çdo nivel apo strukturë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke komanduar në përgjegjësinë e drejtimit të LSI në Elbasan deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, z. Edmond Haxhinasto.
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon me forcë çdo akt abuzimi, shpërdormi apo implikimi të cilido person që rezulton i implikuar dhe nga ana tjetër inkurajon dhe mbështet me forcë prokurorinë dhe gjykatën që të bëjnë një hetim të plotë me shumë përgjegjësi, të bëjnë një hetim tërësor të gjithë të implikuarave në këtë skemë korruptive duke ndëshkuar me forcën e ligjin cilin do që rezulton i implikuar pavarësisht emrit apo nivelit të tij të përfaqësimit në hierarkinë e administratën publike apo politike sepse zbatimi i ligjit dhe ballafaqim i çdo qytetari me ligjin është një standard i pa ndryshuar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga ana tjetër LSI denoncon dhe dënon më forcë papërgjegjshmërinë dhe dy standardet që aplikon lidershipi i Partisë Demokratike, që ndërsa nga njëra anë flet për dekriminalizimin, nga ana tjetër kandidon dhe përfaqësohet edhe në zgjedhjet lokale në të cilat ne jemi, tek individë të inkriminuar, tek individë me rekorde kriminale.
Madje në karshillëk të plotë, në kundërvënie të plotë edhe me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë, ka kandiduar njerëz me rekorde kriminale madje të dënuar nga gjykata për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale dhe në shkelej të ligjit. Filozofia e standardit të dyfishtë apo e politikës së dyfytyrësisë që aplikon Partia Demokratike është arsyeja që qytetarët nuk e mbështesin dhe nuk e votojnë më partinë e SHQUP-it. Faktet e shumta dëshmojnë sjelljen me dy standarde të lidershipit të Partisë Demokratike ku dekriminalizimi është flamuri poshtë së cilës fshihen elementë të inkriminuar nga “Rruga e Kombit” deri tek “Bulevardi Demokracia” në Kamëz. Prandaj edhe në zgjedhjet e 21 qershorit, qytetarët shqiptar që e njohin mirë këtë realitet të dyfytyrësisë, që e njohin mirë aplikimin e dy standardeve në politikën e lidershipit të Partisë Demokratike, do të dinë të dënojnë, të ndëshkojnë dhe të gjykojnë me forcën e votës të gjithë të inkriminuarit nga lidershipi deri tek niveli më i largët i përfaqësimit në strukturat e Partisë Demokratike.
Se sa e dalë boje është politika e akuzave nga njëra anë dhe e vajtimit nga ana tjetër, se sa e pa vlerë është filozofia e dyfytyrësisë dhe e shpifjeve të Partisë Demokratike, provohet edhe sot nga ana çka kanë publikuar disa media private ku në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër ku kandidon znj. Voltana Ademi, qytetarë të provuar që janë brenda selisë së kësaj partie, të publikuar në median e pavarur sot, në thelb dëshmojnë atë që çfarë Partia Demokratike akuzon për të tjerët, praktikisht e bën vetë. Atë çfarë ajo shpif ndaj të tjerëve, e ka filozofi dhe e aplikon vetë në strukturat e saj.
Prandaj, Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe vazhdon të jetë gjithnjë e fokusuar tek qytetari, e fokusuar tek problemet, tek shqetësimet tek hallet që ata kanë për të marrë përsipër edhe në zgjedhjet e 21 qershorit përgjegjësitë e drejtimit dhe të qeverisjes në nivel lokal në funksion të zgjidhjes së këtyre problemeve nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të dëshmuar se ndryshimi ynë me sjelljen me dy standarde dhe dyfytyrësinë politike të Partisë Demokratike, është i ndryshëm siç është dita me natën. Prandaj e ftojmë lidershipin e Partisë Demokratike që të bëjë atë që duhet të bëjë çdo strukturë e përgjegjshme apo çdo individ i përgjegjshëm në të tilla raste. Këta individë t’i çojë në organet e drejtësisë, të denoncojë në prokurori, në polici dhe pranë gjykatës çdo akt, çdo rast në mënyrë që të dëshmojë se dekriminalizimi është filozofi dhe jo flamur apo perçia poshtë së cilës fshihen të inkriminuarit e Partisë Demokratike.