Rama, PD-së: E keni kthyer flamurin e partisë si çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush i tund
Kryeministri Edi Rama ka komentuar, ditën e sotme në Kuvend, edhe situatën në Partinë Demokratike.
Lidhur me këtë çështje, Rama tha:
“Është qesharake që ju flisni si me imunitet diplomatik nga ambasada amerikane dhe vini këtu na bëni leksion. E kuptoj që diku do kapeni, por kapeni pas flamurit të PD se flamurin amerikan e kapin amerikanët. Flamurin e PD kapni e mundohuni ta ngrini se e keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush e tund“.