Rama, PD-së: Pse na e ngjisni neve Shullazin? E ndaloi policia
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë publikisht për arrestimin e Emiljano Shullazit.
Kështu, nga foltorja e Kuvendit në fjalën e tij Rama tha se PD-ja po përpiqet të bashkojë çdo hero të krimit me Partinë Socialiste dhe qeverinë, kur e vërteta sipas tij është ndryshe, pasi atë në fakt e ndaloi policia.
“Nuk e kuptoj me çfarë lloj kurajoje kërkojnë të bashkëngjisin me ne këtë lloj llumi. Si ka mundësi që nuk latë hero të botës së krimit pa e bërë hero të politikës tuaj. Flisni këtu sikur e arrestuat ju, kush e ka arrestuar?
Në fakt e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Në këtë rast e vërteta është më ndryshe, ndalimi është bërë nga policia e cila ka filluar procedurën pa patur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar dhe ka kërkuar nga prokuroria për arrestim autorizim dhe e ka marrë pas mesnate kur personazhi ka qënë në qeli. Ju jeni viktimat e para të atij që ju ka drejtuar 25 vite”, -tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

