Rama për ”21 Janarin”: Krim shtetëror, duhet të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Vlorë, ndër të tjera tha edhe se 21 Janari nuk ka ndodhur dje, por shtoi se ata që e bënë duhet të përgjigjen për atë krim.
Kreu i qeverisë nënvizoi edhe se askush nuk duhet të harrojë se në këtë sistem që kemi zgjedhur, drejtësinë nuk e bën as partia, as qeveria as kryeministria, por drejtësinë e bën veçdrejtësia. Rama solli në vëmendje vendimin e Gjykatës së Strasburgut duke e cilësuar historike.
“Kush e ka lexuar vendimin për 21 Janarin, ka parë që Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka formuluar ekzaktësisht atë që unë dhe të tjerë kemi thënë qysh në krye të herës, 21 Janari është një krim shtetëror dhe për krimin shtetëror duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmbëzën e pushkës, por në radhë të parë ata që urdhëruan hapjen e zjarrit me plumba të vërtetë mbi njerëz të pafajshëm mes Bulevardit”, deklaroi Rama.