Rama për 21 Janarin: Krim shtetëror, por s’do mbetet pa u ndëshkuar!
Nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Dibër, kryeministri Edi Rama foli edhe për vendimin e Gjykatës së Strasburgut, ku nënvizoi se 21 Janari është krim shtetëror, por që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
”E kam thënë vite më parë, 21 Janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur.
Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë”, tha Rama.