Rama për AFP: Sistemi i drejtësisë, shembulli pse s’jemi në BE

Në një intervistë për AFP, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se shpreson që disa momente shokuese si dalja e Britanisë nga BE-ja, apo sulmet terroriste që kanë tronditur kontinetin e vjetër, të ndihmojnë Europën që të marrë një drejtim europian, duke braktisur format e izolimit dhe politikat mbrojtëse.

Kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi gjithashtu se BE-ja ka nevojë për ndryshime substanciale në lidershipin e saj, pasi në të kundërt do të rrezikojë që të shpërbehet pjesë-pjesë, me pasoja që nuk mund të jenë pozitive.

“Shpresoj që ky shok i radhës dhe më duhet të theksoj që është i radhës pasi ka patur edhe momente të tjera shokues si Brexit, kriza e Greqisë, terrorizmi në Francë si dhe Charlie Hebdo, ta ndihmojnë Europën që të ecë në një drejtim europian dhe jo në një drejtim izolimi”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, kreu i ekzekutivit preku edhe çështjen e krizës së emigrantëve duke deklaruar se ajo që ka ndodhur përgjatë muajve të fundit është një turp për Europën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai përgëzoi ndër të tjera Gjermaninë për mënyrën se si i ka trajtuar refugjatët, teksa tha se Merkel ka ruajtur nderin e europianëve.

Por Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi.

“Sistemi i drejtësisë së Shqipërisë është një shembull i jashtëzakonshëm se pse ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian, si dhe është arsyeja se pse do të na duhen edhe dhjetë vite që të bëhemi anëtarë të tij. Ky është një turp për vendin tonë”, shtoi Rama.

Në mbyllje, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se ballkanasit e shohin Europën një forcë natyrore e cila ka potencialin të krijojë një hapësirë paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?