Rama për Bardhin dhe të vëllain Olsin: SPAK-u ka mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori

Kryeministri Edi Rama, sërish ka reaguar pasi Gazment Bardhi postoi dokumente ku thotë se SPAK-u ka nisur hetimet për Olsi Ramën në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Rama thotë se ka vetëm një të vërtetë.

”O B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit,-shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Bardhi thotë se çështja është riaktivizuar e madje kreu i grupit të PD-së është thirrur për të dhënë shpjegime të mëtejshme.

Postimi i plotë nga Edi Rama

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

SHKARKO APP