Rama për Bill Clinton: Mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës, përcaktoi rrugëtimin e Ballkanit në të ardhmen
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit Bill Clinton tha ndër të tjera, se Clinton mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.
”Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999, kur iu drejtuar mbarë botës.
Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”, tha Rama.