Rama “për” Blushin e Hafizin: Mllefi i atyre që mohojnë Rilindjen na shton fuqinë

Hapja e Muzeut Mesjetar i Korçës ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i ka shërbyer këtij të fundit për të ironizuar të gjithë ata që mohojnë punën e Rilindjes, ku dy prej tyre janë dhe Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Për të ilustruar punën e qeverisë për këtë muze, kreu i ekzekutivit publikoi një video të muzeut si ka qenë dhe si është bërë, por duke shigjetuar edhe ata që flasin keq për qeverinë Rama.

“JA ÇFARË ËSHTË RILINDJA – Një shembull kuptimplotë, për të gjithë ata që e kanë votuar dhe të gjithë ata që e mohojnë!

Të parëve u them, pa ju ky thesar nuk do të kishte mbijetuar Faleminderit për mbështetjen dhe durim se do t’ia dalim në çdo sektor!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të dytëve u them, doni s’doni, do shikoni shumë të tjera akoma. Mllefi juaj na shton fuqinë për të punuar edhe më shumë, për Shqipërinë!”, shkruan Rama në FB.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154066345811523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?