Rama për fitoren e Trump: Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në botë, s’përbën ndryshim kush është në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari për takimin e Komunitetit Politik Europian dhe marrjen e stafetës për samitin e ardhshëm në Tiranë në gjysmën parë të 2025.

“NATO u bë më e fortë. Nuk mendoj se ajo çfarë ndodhi në SHBA duhet parë si shqetësuese. Për Shqipërinë s’do të thotë asgjë në sensin që s’ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim meqë SHBA është SHBA. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë dhe jemi populli më pro amerikan në botë”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP