Rama për “France 24”, shpjegon simbolikën e lapsave trekolor në xhaketë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të drejtpërdrejt në televizionin francez “France 24” ka deklaruar se sulmi terrorist që u bë më 7 janar në Paris, ku u vranë 17 persona nuk ishte sulm vetëm ndaj Francës por edhe ndaj Shqipërisë.

Rama duke folur në gjuhën frënge ka deklaruar se i është bashkuar “Marshimit të Bardhë” të dielën sepse kjo që ka ndodhur në Paris i ka prekur të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor.

“Këtu, Islami është pjesë e jetës, dhe kur them këtu them në Europën demokratike, në Europën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Pra me kë do ta bëjmë luftën ? Kundër kujt, kundër vetes ? Nëse shkojmë në këtë drejtim, do të bëjmë ekzaktësisht atë që terroristët duam që në të bëjmë. Në këto kushte natyrisht që duhet shumë më shumë koordinim në terma të sigurisë, në terma këshillimi dhe informacioni edhe gjithë komponentëve të tjerë. Por duhet një Europë më e fortë, duhet më shumë Europë, jo më pak Europë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëzhgimit të moderatores së televizionit nuk i kanë shpëtuar tre lapsat në xhepin e xhaketës së Kryeministrit, me ngjyrat e flamurit francez. Rama tha se para se të jetë politikan është artist dhe këta lapsa i ka vendosur në shenjë solidariteti me popullin francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po, më erdhi e natyrshme t’i vija sot kur u nisëm. Kam lapsa gjithnjë mbi tavolinën time në zyrën kryeministrore se më pëlqen të jem kah arti, jo ekonomistësh dhe jo aq politikanësh. Dhe i mora këto lapsa për të treguar solidaritet, sepse po e përsëris që ne e ndjemë këtë sulm si sulm ndaj nesh si shqiptarë”.

Kryeministri Edi Rama iu bashkua sot Marshimit të Paqes, të miliona qytetarëve të botës, në sheshin Republika të Parisit, në përgjigje të vrasjeve terroriste të ndodhura ditët e fundit në Francë.

Dhjetëra liderë botërorë ishin pjesë e këtij marshimi madhështor, në shenjë solidariteti dhe aleance kundër terrorizmit, dhe në mbështetje të vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të 4 komuniteteve fetare në vend, si dhe përfaqësues të medias, gazetarë dhe analistë.

Kryeministri Rama per France 24

Kryeministri Edi Rama: Këtu, Islami është pjesë e jetës, dhe kur them këtu them në Europën demokratike, në Europën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Pra me kë do ta bëjmë luftën ? Kundër kujt, kundër vetes ? Nëse shkojmë në këtë drejtim, do të bëjmë ekzaktësisht atë që terroristët duam që në të bëjmë. Në këto kushte natyrisht që duhet shumë më shumë koordinim në terma të sigurisë, në terma këshillimi dhe informacioni edhe gjithë komponentëve të tjerë. Por duhet një Europë më e fortë, duhet më shumë Europë, jo më pak Europë. Aludimi për t’u tërhequr nga projekti i madh europian dhe mbyllja e kufirit tek shtëpia e secilit, është të vetëvritesh, është fundi, jo i Europës, por është fundi i jetës së përbashkët në botën demokratike që ne njohim. Dhe është e pabesueshme që pikërisht në Francë mund të kemi këtë burim kaq pjellor të ndarjes dhe urrejtjes, që mund të vrasë edhe njerëz. Në Francë, në vendin që është zgjedhur për një arsye shumë të qartë, sepse të sulmosh Francën, s’do të thotë të sulmosh një vend dosido, do të thotë të sulmosh vlerat që Franca mëshiron për ne. Në Francë mund të shkojmë kah urrejtjes dhe luftës, mbylljes dhe gjithë çfarë këto sjellin. Kjo do të thotë të tradhtosh shumëçka Europa është sot. Është tradhti ndaj vetë historisë sonë.

Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, më duket se tani duhet të shkoni dhe të jepni intervistë edhe për kanalin anglez. Por përpara se të ikni desha t’ju pyes se ç’keni në xhepin e xhaketës suaj. Me duket se janë tre lapsa, një blu, një i bardhë dhe një i kuq.

Kryeministri Edi Rama: Po, më erdhi e natyrshme t’i vija sot kur u nisëm. Kam lapsa gjithnjë mbi tavolinën time në zyrën kryeministrore se më pëlqen të jem kah arti, jo ekonomistësh dhe jo aq politikanësh. Dhe i mora këto lapsa për të treguar solidaritet, sepse po e përsëris që ne e ndjemë këtë sulm si sulm ndaj nesh si shqiptarë. Dhe në rrugë sot, në marshim isha shumë i emocionuar dhe nuk ndihesha në pozitat e një të huaji që i vjen keq kur sheh vuajtjet e të tjerëve, por ishte edhe një vuajtje e pastër imja. Është vuajtja e një Europe që rrezikon të humbet, rrezikon të vdesë, është vuajtja e shpresës, ndaj duhet më shumë shpresë dhe jo më pak shpresë. Duhet më shumë tolerancë dhe jo më pak tolerancë.

Gazetarja: Faleminderit shumë Edi Rama, kujtoj se ju jeni Kryeministër i Shqipërisë dhe keni marrë pjesë sot në marshim pranë François Hollande dhe udhëheqësve të tjerë. Marshimin që filloi nga Place de la République, faleminderit që morët pjesë në studio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?