Rama: Për herë të parë këtë sezon veror do të ketë motoambulanca

“Së bashku me Qëndrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor kemi marrë masat për këtë sezon veror duke plotësuar flotën e urgjencës mjekësore paraspitalore për herë të parë me motoambulanca dhe rritur numrin e autoambulancave për 34 qendrat shëndetësore verore.

Mjetet e reja automedika dhe motomedika, të pajisura me aparatura mjekësore, që do të përdoren në zonat me fluks lëvizje të lartë, në qendrat urbane dhe zonat bregdetare gjatë gjithë sezonit, shkurtojnë kohën e mbërritjes te pacientët dhe trajtimin në kohë të shpejtë të çdo urgjence mjekësore”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP