Rama për kampin e refugjatëve: Zhurmë e madhe veç pse nuk jemi në BE. Janë 3000 njerëz hallexhinj, viktima të trafikantëve

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Georgia Melonin në Shëngjin ku është ngritur kampi i refugjatëve, tha edhe se marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë është lavdëruar edhe nga kancelari gjerman. Rama delaroi se gjithë zhurma bëhet vetëm pse Shqipëria nuk është pjesë e BE-së.

”Kancelari i Gjermanisë, që është lideri i Partisë Sociale Demokrate, është shprehur se kjo marëveshje ka rëndësi. Ne jemi vend europian. Ne mes të BE është Ballkani Përëndimor. Për të hyrë në Shqipëri duhet të hysh në Ballkan. Ne po sillemi sic duhet të silleshin të gjithë vendet e BE që kanë një legjislacion të veçantë për rishpërndarjen. Kur një emigrant shkel në Lampeduza, nuk shkel vetëm në Itali, por në gjithë BE.

Rishpërndarja do të thotë që të gjitha vendet marrin barrën e tyre për të përballuar këtë fluks njerëzish. Kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin se nuk jemi në BE. Të njëjtën qendër mund ta gjesh në cdo vend të BE, kurse këtu konsiderohet Guantanamo. Ne me afganët morëm përsipër t’i strehojmë, edhe pa ditur nëse ata do lëviznin nga këto ose jo.

Janë rreth 350 afganë që nuk pranohen në SHBA, janë këtu. Ata i mbajmë në hotel dhe paguajmë ne, siç na kanë mbajtur ne të tjerët. Kështu është jeta, ka kohë për të marrë, ka dhe kohë për të dhënë. Vetëm ata që plotësojnë kërkesat për azil në Itali do shkojnë në shtetin italian. Janë 3000 njerëz, viktima të trafikantëve që ua marrin edhe euron e fundit”,-tha Rama.

SHKARKO APP