Rama për median gjermane: Ka varfëri, por askush s’po vdes për bukë
Kryeministri Edi Rama në intervistën për median gjermane “Der Spiegel” ka pranuar se ka varfëri në Shqipëri, por thotë se askush nuk po vdes për bukë.
Der Spiegel: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.
Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.