Rama për pezullimin e “Vettingut”: Llumi në drejtësi nuk do e mposhtë dot reformën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar reformën në drejtësi,  gjatë një takimi me fermerë të Kuçovës, në qarkun e Beratit.

Kreu i qeverisë është shprehur se reforma në drejtësi po pengohet nga llumi që ndodhet aty, por u shpreh reforma do fitojë mbi të.

“Ne e kemi marrë ekskavatorin, por është kanal i madh dhe ka shumë llum, që nuk pastrohet ndonjëherë. Por ekskavatori e ka filluar punën, ju e shikoni që dalin llumra e bllokojnë e zvarrisin, por të jeni të sigurt që siç nuk ka shans që mes llumit e ekskavatorit të fitojë llumi e mes llumit në drejtësi e reformës, të fitojë llumi”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Kryeministrit vjen pas pezullimit të ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese. Vettingu është ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, i cili pastron sistemin nga të korruptuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?