Rama për “Rai 3”: Evropa mbetet ëndrra jonë

Kryeministri Edi Rama, në intervistë për programin @agorarai të Rai3, ka rishprehur objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Duam të hyjmë me çdo kusht në Bashkimin Evropian, kjo mbetet ëndrra jonë”, ka deklaruar Rama. 

Duke folur “për Shqipërinë që ndryshon përditë”, Rama ka theksuar se, sot vendi ynë është bërë një terren tërheqës për bizneset italiane. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, “sot, rreth 40 mijë shqiptarë paguajnë Thesarin italian”, ka nënvizuar ai. 

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për korrupsionin, shefi i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se, “tek evazioni fiskal qëndron pasuria që humbet çdo ditë”.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve për emigracionin, Rama ka thënë: “Italia e ka harruar kohën kur gjyshërit e saj shkonin në Amerikë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?