Rama për ”Reuters” tregon pse e kërkon mandatin e katërt qeverisës

Në një intervistë për ”Reuters”, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë çdo mundësi për një marrëveshje me një shtet tjetër të BE-së përveç Italisë, për pritjen e emigrantëve.

Rama thotë se Shqipëria ka bërë një marrëveshje me Italinë për të pranuar refugjatët që mbërrijnë atje, për të ndihmuar në frenimin e migracionit të parregullt në BE. I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm. “Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër”,-ka thënë Rama. Nga ana tjetër, kryeministri e ka bërë të qartë se synon të kandidojë për një mandat të katërt në 2025.

”Plani është të kandidojmë. Unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar. Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për t’u bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme”, është shprehur ai.

SHKARKO APP