Rama përgjigje Blushit: Nuk ka reforma pa masa

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot një përgjigje analizës së Ben Blushit, në lidhje me menaxhimin e përmbytjeve dhe reformave bërë nga ai.

“Nuk ka reforma pa masa dhe masat pa reforma janë të pavolitshme”, ka thënë sot Rama, gjatë një aktiviteti për energjinë.

Blushi, deputet i Partisë Socialiste bëri ditë më parë një analizë të thelluar për përmbytjet në Shqipëri dhe varfërisë në vend dhe se si qeverisja dështon kur të varfrit nuk e përkrahin më. I njohur për kritikat e tij ndaj Ramës dhe PS-së, Blushi i frikësohet humbjes së përkrahjes së shumicës.

Sipas Blushit shtresa e varfër e kupton fare qartë se edhe pse masat serviren si reforma, nuk janë të tilla. “Shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt  të pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë që i cënon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë tek reformat sepse masat u janë servirur si reforma.”, shkruante Blushi.

SHKARKO APP