Rama: Unë po bëj reforma të mëdha
Kryeministri Edi Rama i përgjigjet përmes një mesazhi të koduar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në një manifestim shqiptarët, më 2 mars, për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë kundër grushtit të shtetit.
Përmes një mesazhi ë “Twitter”, Rama nuk ka përmendur emrin e Presidentit, por thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë.
“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…
Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

