Rama përplaset me Nokën: Je rrafsh. Demokrati: Shkarravinist

Kryeministri Edi Rama u përplas edhe me deputetin demokrat Flamur Noka, i cili fliste nga vendi kur Rama replikonte për çështjen e Himarës.

Rama: Ti çfarë problemi ke? Ti ku hyn këtu, problemi jot është që ti je i paaftë të ndërhysh në këtë lloj komunikimi, ti je loë level, e ke nivelin shumë poshtë, ti e ke nivelin vetëm kur ka kanabis, po s’pati kanabis në bisedë ti nuk kupton. Ti je nën efektin e drogës natyralisht, asaj lloj droge që s’ka shërim, ti je rrafsh e kupton.

 Noka: Ky gjithollogu që profesionin e parë e shkarravinist, ky që vjen këtu dhe na hiqet si nacionalist e nisi në 90 si anarshist, erdhi me idenë se do bëhej eteist dhe sot u katandis kanabist.

Sa për historitë e tjera për Himarën s’kam ndërmend të hyj në komentet e atyre që tha por para disa ditësh isha në Himarë dhe ka ndërtesa pa leje që janë të lidhjeve të tij me pushtetin dhe nuk i ka prekur ato por ka prekur ndërtesa 200-vjecare dhe i shpërblen me 5 milionë lekë të vjetra, po krijon cështje sociale për interesa të tij dhe bizneseve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?