Rama: Po bëhet gati studimi. Familjet e pasura do të pagujnë më shumë për energjinë elektrike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura. Rama deklaoi sot nga Kuvendi se ky studim po bëhet për të parë mundësinë që të bëhet një ndarje e përkohshme e familjeve që mund të paguajnë më shumë për faturën e energjisë elektrike.

Kryeministri tha se ata që kanë më shumë, duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në në buzë të humnerës në vitin 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë” – tha Rama.

SHKARKO APP