Rama: Po flet zëri i fallxhorit, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do ndodhë një ditë

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Rama u pyet çfarë mendonte nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vota e tij do të ishte pro.

Është pyetje apo është provokacja? Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor të bashkimit, do bëja një shkelje të ligjit dhe do votoja hapur pro. Nëse më pyesni a do ndodhë apo jo meqë po më provokon edhe unë ju provokoj dhe ju them do ndodhë, por se di kur do ndodhë, një ditë them se do ndodhi.

U them atyre që do dalin dhe të bërtasin për Shqipërinë e madhe, që fallxhorët nuk gjykohen. Se është një fall dhe nëse do hidhja fall dhe po e hedh me imagjinatë se unë nuk shoh filxhan, por them se mund të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fallin e futa në mes për përkthyesit, më ndihmoni dhe ju e thoni që foli zëri i fallxhori dhe jo i politikanit dhe kryeministrit të përgjegjshëm. Ju përgjigja provokimit me provokim. Nuk pyeten dy fallxhorë dy herë”, përfundoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?