Rama: Po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e rindërtuar (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të lagjes së rindërtuar në Thumanë, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë.
Në videon e publikuar në facebook, shihet një bimë ulliri e mbjellë në majë të një çisterne të vjetër uji, që simbolizon paqen dhe jetën.
“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti”,-shkruan Rama në Facebook.