“Rama po u thotë shqiptarëve se kush thyen një pemë futet në burg, kur vret vishet polic”

Ish-ministri Ylli Manjani e cilëson skandaloz reagimin e sotëm të kreut të qeverisë, ku kërcënoi me burg qytetarët që protestojnë.

Manjani shprehet se Rama po u thotë shqiptarëve se kush thyen pemët futet në burg, kur rreh dhe vret vishet polic.

Poooo…. fiks! Ky është ligji i fytyrës së vërtetë të pushtetit! I transmetuar në Twitter. Kush thyen xhama e djeg pemët plastike dënohet me burg. Kush rreh, dhunon e vret vishet polic!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Hë ta lumsha! Super mesazh dha! Jepi, nxirre të gjithën që ke!  Ta kuptojnë edhe peshqit në det se kush je në të vërtetë… Ai i hoqi maskat. I ranë të gjitha, një e nga një. Po opozita?!”,- shkruan Manjani në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?