Rama: Policia çliron Gjirin e Gjipesë nga zaptuesi (VIDEO)
Pas Golemit, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Gjiri i Gjipesë, i cili u nënshtrua sot kontrollit policor në kuadër të aksionit anti-informalitet. Në një video-mesazh në facebook, Rama shkruan se sot në shtigjet e këtij gjiri zbriti policia, duke e çliruar nga zaptuesi, që u merrte lekë njerëzve, pasi kishte dhunuar me çadra e shezllonë atë bukuri të virgjër.
Postimi i plotë
Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij.