Rama: Policia e Shtetit, transformim rrënjësor në këta tre vjet
Teksa është hapur sot procesi i aplikimit për Akademinë e Policisë, kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, pohoi në fjalën e tij se Policia e Shtetit në këto thuajse tre vjet të qeverisjes së majtë i është nënshtruar një transformimi rrënjësor, duke e rritur profesionalitetin e saj.
“Jemi duke e transformuar rrënjësisht Policinë e Shtetit, e cila renditet sot e para në listën e institucioneve për nga besueshmëria”, deklaroi Rama.
Ai u shpreh gjithashtu se ligji i ri i policisë e reformoi sektorin e sigurisë, ndërsa shtoi se po rritet niveli mesatar i arsimimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Kishim policinë më të paarsimuar të rajonit tonë, ndërsa sot numri i policëve me arsim të lartë ka shkuar në 33 për qind. Ne do ta bëjmë Policinë e Shtetit një trupë të dalluar në rajon”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

