Rama: Politikat që do të ndjekim që studentët e mjekësisë të mos ikin në Europë

Kryeministri Edi Rama ishte në Spitalin e ri Qëndror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që hapi dyert e shërbimit për pacientët.

Rama nuk harroi të përmendte studentët e mjekësisë si edhe fenomenin e largimit të tyre në, dhe bëri me dije që janë gati politikat që do të bëjnë që këta studente të qëndrojnë në Shqipëri.

”Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri”,-tha ndër të tjera Rama.

SHKARKO APP