Rama poston foton e dy ish-presidentëve të Kosovës: Liria ka emër!
Në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka postuar një fotografi të dy ish-presidentëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Krahas fotos, Rama shkruan:
“Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”.
Fushata “Liria ka emër” ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
#LiriaKaEmër🇦🇱❤️🇽🇰
Posted by Edi Rama on Friday, December 4, 2020