Rama poston foton nga Gjiri i Lalzit: Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve

Hapësira publike e zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit ka marrë tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që sipas tij sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më për përfitim tregtar, por do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

”A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin? Nuk e di, këta e dinë në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa, po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?