Rama poston fotot: Drejt përfundimit ura e Bilçës në Berat, lehtësim i lëvizshmërisë
Ndërtimi i urës së Bilçës në Berat është drejt përfundimit. Teksa ka ndarë foto nga puna, kryeministri Edi Rama thekson se ura shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit e që do t’iu lehtësojë lëvizshmërinë.
Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim. Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.
”Drejt përfundimit ura e Bilçës në Berat, që shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit e që do t’iu lehtësojë lëvizshmërinë”,-shkruan Rama.