Rama poston fotot e magjishme: Interpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjelmave”
”Liqeni i Mjelmave”, pjesë e International Dance Festival që po mbahet në Tiranë dhuroi emocione për publikun në sallën e Teatrit Kombëtar të Opera dhe Baletit.
Kryeministri Edi Rama teksa poston fotot e magjishme nga ky balet, shpreh vlerësimin për interpretimin bashkëkohor të jashtëzakonshëm të klasikes së baletit, “Liqeni i Mjellmave”, nën koreografinë e mjeshtrit shqiptar Angjelin Preljocaj.
”Mbrëmja e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit na magjepsi me një interpretim bashkëkohor të jashtëzakonshëm të klasikes së baletit, “Liqeni i Mjellmave”, nën koreografinë e mjeshtrit shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj”,-shkruan Rama.
Një përzierje e përsosur e elegancës dhe dramës, e shoqëruar nga tingujt e pavdekshëm të Tchaikovsky-t, që mbushi skenën me emocion dhe art. International Dance Festival do të sjellë një sërë shfaqjesh magjike për tre javë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të kulturës ndërkombëtare.