Rama poston fotot: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit ndër investimet më të rëndësishme, lehtësohet trafiku

Në Durrës po vijon puna për ndërtimin e dy unazave të qytetit, që do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, foto nga ky kantier ndërtimi, ndërsa e cilësoi si një ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

”Kantieri i ndërtimit të dy unazave në qytetit të Durrësit, ndër investimet më të rëndësishme të viteve të fundit, që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” e do të lehtësojnë trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri të ditur se Unaza Spitallë-Currila do të jetë me katër korsi dhe një korsi biçikletash ndërsa unaza tjetër, Spitali-Currila do të jetë me dy korsi, një korsi biçikletash dhe parkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?