Rama poston fotot nga plazhi i Kunës në Shëngjin, shihet i tejmbushur me turistë dhe pushues
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, foto nga plazhi i Kunës në Shëngjin, ku shihet i tejmbushur me turistë dhe pushues. Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i ”Ranës së Hedhun”, por edhe plazhet e Kunës dhe Tales.