Rama poston fotot nga puna: Godinë shumëfunksionale kulturore e rekreative në vendlindjen e At Gjergj Fishtës në Lezhë
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga puna që vijon për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta. Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
”Vijojnë punimet për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta.
Një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm”,-shkruan Rama.