Rama poston pamje nga Festa e Birrës në Korçë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen pamjet nga Festa e Birrës në Korçë, e zhvilluar pak ditë më parë në qytetin juglindor, duke mbledhur me qindra mijëra turistë vendas e të huaj.
Përpos videos, kryeministri shkruan se për katër ditë vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës, bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare.
Në vijim postimi i plotë i Ramës
MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë, ku për 4 ditë mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë ? #festatlokale2019 #smilealbania???
KOHA JONË SONDAZH

