Rama poston reportazhin e televizionit të madh francez për Shqipërinë: Vizitoni “Tajlandën e vogël” në Europë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga bukuritë e natyrës së vendit tonë, të realizuar nga televizioni publik France 2, që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e vogël” në Europë, siç e quajnë ata.

Përmes kësaj videoje, shfaqen malet, fushat dhe detet ngjyrë gurkali të Shqipërisë, një diamant blu në Europë, që përmes këtij reportazhi ftues, asnjë francez nuk do t’i rezistojë.

Kudo që të ndodheni deti dhe malet janë përpara syve tuaj. Në horizont, kështjella mbi shpate të thepisura. Në bregdet, një det akuamarinë, 4 orë nga Parisi, Shqipëria, një destinacion lehtësisht i arritshëm në Europë.

E mbiquajtur si “Tajlanda e Vogël” nga banorët, gjendemi në Ksamil me ujin e tij ngjyrë gurkali, një plazh shumë i preferuar nga turistët”, kështu nis reportazhi i dedikuar Shqipërisë së bukur.

SHKARKO APP