Rama poston video nga kanionet e Moglicës: Një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një video të mrekullueshme nga Kanionet e Moglicës. Për të këto kanione janë një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit.
Në juglindje të Shqipërisë, në rrethin e Maliqit, gjendet një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të këtij rajoni: Kanionet e Moglicës. Ky vend unik është një thesar i fshehur me pasuri natyrore dhe ekologjike të zonës së Maliqit dhe përbën një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës.
Kanionet e Moglicës janë formuar nga rrjedha e lumit Moglicë, një degë e vogël, por e fuqishme që kalon nëpër male dhe shkëmbinj gëlqerorë, duke krijuar në këtë mënyrë formacione shkëmbore të thella dhe të vështira për t’u kaluar.
Kanioni ka gjatësi disa kilometrash dhe karakterizohet nga faqe shkëmbore të larta, shpeshherë vertikale, të cilat ofrojnë pamje spektakolare dhe përvoja unike për eksploruesit. Zona e Kanioneve të Moglicës është e pasur me biodiversitet, duke strehuar shumë specie endemike të florës dhe faunës.
KOHA JONË SONDAZH

