Rama poston video nga Qafë Thana: Rruga e qarkullueshme për të shijuar bardhësinë

Kryeministri Edi Rama ka treguar pamjet e mrekullueshme nga zona e Qafë Thanës që tashmë është “veshur” me petkun e borës. ”Qafë Thana nën petkun e dëborës dhe rruga e qarkullueshme për të shijuar bardhësinë e juglindjes këtë fundjavë”,-shkruan Rama. Dogana e Qafë Thanës, është pika kryesore hyrëse e fluksit të qytetarëve në juglindje të vendit, ndërsa është vizituar nga një numër i madh turistësh gjatë gjithë vitit. Kjo pikë kufitare lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në prag të festave të dhjetorit pritet të ketë fluks më të shtuar vizitorësh.

SHKARKO APP