Rama poston videon e bukur nga Shkodra: Fëmijët, buqetë e mrekullueshme në Ditën e Luleve
“Festa e Luleve” është aktiviteti që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, nga 1-8 maj, duke përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj natyrës dhe traditës. Kryeministri Edi Rama ka postuar momente nga festimet e fëmijëve në Shkodër, ndërsa shkruan se ata janë buqeta më e bukur e Shkodrës në Ditën e Luleve.
”Fëmijët, një buqetë e mrekullueshme e Shkodrës në Ditën e Luleve dhe një organizim për t’u duartrokitur”, thotë Rama. Kjo festë i ka veshur rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.
Përveç panairit, në sheshin dhe pedonalen e qytetit të Shkodrës do të zhvillohen aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët, përfshirë punëtori artizanale dhe krijuese.
Në mbrëmje atmosfera do të kulmojë me koncerte live në pedonalen e Shkodrës. Gjatë kësaj jave Shkodra ofron shumë për të gjithë, kulturë, argëtim, kreativitet dhe atmosferë unike.
KOHA JONË SONDAZH

