Rama poston videon e veçantë: Ura e vjetër e Bunës, dashni më vete
Kryeministri Edi Rama poston në Facebook, pamje nga Ura e vjetër e Bunës. “Ura e vjetër e Bunës, dashni më vete”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, po punohet për molin e ri me një platformë lundruese, e përshtatshme për lidhjen e varkave.
Moli i ri do të pasurojë ofertën turistike të Shkodrës. Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë.
Moli do të ketë përmasat 60 me 20 metra dhe një platformë lundruese 59 me 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.