Rama poston videon informuese: ”Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

Trashëgimi, art e kulturë përgjatë rrjedhës së lumit të egër Vjosa. Këtë pritet të ofrojë edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të artit “Vjosart”, që do të zhvillohet në datat 21-31 maj 2025 përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video informuese nga ky festival, për organizimin e të cilit po përgatiten tri bashkitë respektive. ”Vjosa e egër me art të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa informoi mbi këtë event kulturor. Përmeti, Fieri dhe Vlora do të mirëpresin 200 artistë të muzikës dhe artit pamor nga 7 vende të ndryshme, të cilët do të performojnë në lokacione të ndryshme në datat 21-31 maj 2025.

Festivali hapet më 21 maj në zemër të Përmetit me homazh për ikonën Laver Bariu dhe përurimin e bustit të tij pranë shatërvanit të qytetit. Nga 21 deri më 31 maj 2025, Përmeti, Fieri dhe Vlora do të pulsojnë në ritmin e artit me koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?