Rama poston videon magjike: Dhjetori i festave në Pogradec
Edhe Bashkia e Pogradecit ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, duke ngritur kështu siparin e aktiviteteve festive.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga koncerti i organizuar me fëmijët e veshur me kostume festive, si dhe nga performanca artistike e trupës së qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.
Qindra banorë por edhe vizitorë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit.
Zbukurimet për festat e fundvitit kësaj here nuk janë fokusuar vetëm në qendër të qytetit, por edhe në pedonalen dhe rrugët e tjera të Pogradecit.