Rama poston videon nga Unaza e Madhe e Tiranës: Puna vazhdon pa u ndalur
Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, po vijon puna me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë në Facebook, pamje të kantierit, ku thekson se vijon puna pa u ndal dhe se deri më tani në këtë lot është realizuar 80% e punimeve. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje. ”Unaza e Madhe e Tiranës, ku puna vazhdon pa u ndalur”,-shkruan Rama.